Nuk e mbajti dot më! Donald Veshaj bën kërkesën e papritur në Big Brother VIP

Shumë afër finales, Donaldi ka shprehur një dëshirë të veçantë. Aktori kërkon të ketë një vajzë.

Biseda ka nisur me Ilir Shaqirin pasi ky i fundit i ka kërkuar vajzës së tij Emily të bëjë një këngë për të. Emily ja ka realizuar dëshirën ditën e djeshme pasi publikoi këngën e titulluar “Va tutto bene”.

Finalisti i parë i Big Brother Vip nuk i ka mbajtur dot lotët pasi ka dëgjuar zërin e së bijës.

Me siguri situata emocionuese ka frymëzuar dhe Donaldin.

“Sa do të doja ta kisha një gocë, s’ka gjë le të mos bënte këngë,” – u shpreh ai.

Kujtojme se dy dite me pare, ish banorja e “Big Brother VIP” Semi Jaupaj publikoi kengen e saj me te re te titulluar “Mos u kthe”, projekt i cili po diskutohet pafund neper rrjete sociale duke e lidhur me historine e Donald Veshaj dhe ish partneres se tij, Bora Zemani.