Eminem ishte një nga shumë artistët që ndezi skenën gjatë pjesës së parë në Super Bowl mbrëmjen e kaluar. Por nuk ishte performanca e hitit të tij të vitit 2002 “Lose Yourself” që tërhoqi vëmendjen e fansave – ishin vetullat e tij që dukeshin shumë të errëta.
Njerëzit në rrjetet sociale nuk humbën kohë për të shprehur konfuzionin e tyre për pamjen e re të reperit 49-vjeçar.
“Eminem ka vetulla false!” shkroi një person, ndërsa një tjetër shtoi, “Kush e la Eminemin të dalë me ato vetulla…”
Ndërkohë, një fans i quajti vetullat e Eminemit “qesharake”.
Ndërsa dikush u ankua që nuk mundën të shijonin interpretuesit e tjerë – si Snoop Dogg, Dr. Dre, Mary J. Blige, 50 Cent dhe Kendrick Lamar – për shkak se ishin shumë të fiksuar te vetullat e guximshme të Eminem.
“Shfaqje e mirë e pjesës së parë!” postoi një përdorues në Twitter. “Por sinqerisht, vetullat e Eminemit ishin pak shpërqendruese.”
Të tjerë vunë re se mjekra e Eminemit ishte pothuajse po aq e errët sa vetullat e tij. Komentet në rrjetet sociale ishin të pafundme dhe duket se pikërisht kjo ishte tema më e diskutuar nga Super Bowl mbrëmë.
Kujtojmë se ikona e hip-hop-it u bë i famshëm në fund të viteve ’90 me flokë bjonde të zbardhura dhe një fytyrë të rruar.