Situatat e bujshme ne “Big Brother VIP” i kane mberthyer te gjithe para ekranit dhe komentet per keto situata jane te shumta, duke perfshire ketu edhe personazhet publike.
Nje nga keto personazhe eshte edhe aktorja e njohur e humorit, Lisa Kujofsa, e cila komentoi pothuajse te gjitha ngjarjet e spektaklit te djeshem e nuk ngurroi t’i ndante opinionet e saj me ndjekesit ne Instagram.
Ajo filloi duke komentuar ceshtjen e lojerave te rrezikshme qe behen ne shtepi ku ne spektakel u komentua se nuk eshte aspak mire te shihen keto skena nga femijet qe po ashtu e ndjekin programin.
Me pas, ajo komentoi arsyet e Arjoles persa i perket mos-hapjes se kutise se Pandores, ku sipas aktores, ato ishin thjesht brockulla.
Nje tjeter ceshtje qe ajo komentoi ishte perfiltja e nominimeve nga ana e Ilirit, per te cilin nuk u morr asnje mase e nuk iu dergua asnje zarf i zi.
Nje koment Lisa e beri edhe per shfaqjen e Beatrix pas kaq kohesh, ku me ironi u shpreh se Donaldit “i ra goja” duke e permendur dhe kerkuar Trixen ne cdo “Prime”.
Se fundmi, ajo gjykoi edhe debatin e forte te djeshem mes Donaldit dhe Einxhelit, ku duket se aktorja mbajti anen e kesaj te fundit duke dale kunder Donaldit e Balines , per faktin se po permendeshin oret e vona te nates gje qe cenon ndershmerine e nje vajze, duke u shprehur se kur nuk ia dalim dot me fakte, e arkivojme nje vajze si te perdale, “se fundja Shqiperi jemi”.