Nesër, në 22 mars bëhuni gati për ta parë Tiranën pa makina! Bashkia e Tiranës vendosi të rikthejë “Ditën pa Makina” me qëllim shmangien të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve.
Në vend të tyre pritet që rrugët kryesore të qytetit të jenë të mbushura me aktivitete të organizuara për fëmijët dhe të rinjtë.
Nga ana tjetër, ndalimi i qarkullimit të makinave mund të kthehet në problem për ata që e kanë të nevojshme përdorimin e saj.
Cilat rrugë do të jenë të kufizuara?
Sipas planit, do të kufizohet qarkullimi i automjeteve nga ora 09:00 deri në orën 15:00, në segmentet e mëposhtme:
* Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti”.
* Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.
* Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
22 marsi shënon festën e “Sulltan Novruzit” dhe për një pjesë të mirë qytetarëve është ditë pushimi zyrtar.