Einxhel Shkira ka pësuar një incident të rëndë javën e kaliar në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ajo ka thyer krahun teksa ka qenë duke luajtur gjatë një loje të improvizuar në shtëpinë më të madhe në Shqipëri. mediassist
Për pasojë, ajo u nis menjëherë drejt spitalit ku edhe mori një trajtim më të specializuar.
Ajo e përfundoi me sukses ndërhyrjen kirurgjikale dhe gjatë ‘live show’ moderatorja ka komunikuar me publikun dhe banorët përmes një lidhje live nga ambientet e spitalit.
Të gjithë banorët janë kujdesur për Einxhel, pasi i premtuan asaj edhe në “PRIME”-n e ditës së premte.
Ndërkohë, gjatë një bisede mes banorëve ditën e sotme, ajo u rrëfye pse nuk shkonte dot në shtëpi pas incidentit, duke iu referuar sëmundjes së mamasë së saj, e cila ka thyer këmbën. mediassist
“Ata këtej kujdesen për mamin, këtej do kujdeseshin për mua. Një e kanë që nuk ecën nga këmba, do më kishin dhe mua…Në spital nuk kisha qejf të rrija, në shtëpi…kujt t’i shkoja në shtëpi? Nuk i kanë kushtet për të mbajtur një të sëmurë se e kanë një”, është shprehur ajo.
Rikujtojmë se edhe më parë Einxhel ka rrëfyer historinë e saj të vështirë lidhur me mamanë e saj, që ka kaluar disa sfida shëndetësore.