Kudo po diskutohet për ta. E kemi fjalën për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, pikërisht për ata që prej më shumë se 100 ditësh jetojnë në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Teksa dita-ditës po i afrohen gjithnjë e më shumë finales, banorët po i ndjejnë ethet që vijnë e shtohen.
Ka qenë Monika ajo që mbrëmjen e djeshme ka ndarë një bisedë lidhur me finalistët e “Big Brother Vip” së bashku me Ilirin.
Konkurrentja është shprehur duke i thënë Ilirit se nëse do të ketë nominime do u duhet të zgjedhin midis vajzave që ndodhen në shtëpi.
Jam e sigurt që edhe Donaldi është finalist. Jam miliard përqind e sigurt. Nominimet mbeten me 3 femra.
Iliri e ka pohuar se Donaldi është finalist, por pas këtij momenti biseda është mbyllur duke mos i diskutuar më tej nomiminet pasi siç dihet tanimë është një rregull i thyer nga produksioni ku jo pak banorë e ish-banorë janë dënuar.
https://www.instagram.com/p/CZgmIGhh5Bo/?utm_source=ig_embed&ig_rid=e3842ba2-240c-421f-af71-141df75976ca