Moderatorja e RtvOra, Ester Bylyku shperthen ndaj Einxhel: “Mashtruse, kjo sesht ne terezi…” (VIDEO)

Debati i ashper mes Einxhel dhe Donaldit ka qene kryeteme e ketyre diteve dhe kjo ka nxitur qarkullimin e shume videove dhe reagimeve nga persona te ndryshem ne rrjetet sociale.

Ne keto video dukej se Einxhel ishte shquar disa here per vonesat apo per largimet e zhurmshme nga puna.

Gjate debatit te dyshes, u vu re se Einxhel permendi edhe televizionin “RtvOra” ku u shpreh se edhe atje ka qene e punesuar, por serish nuk eshte paguar per shkak te nderprerjes qe u be ne fillimet e pandemise.

Kjo gje nxiti reagimin e vete televizonit duke u shprehur se ne fakt Einxhel nuk ka punuar kurre me ta, por ky mund te kete qene ndonje lapsus i saj ne lidhje me emrat e televizioneve.

Por jo vetem kaq, nje tjeter reagim ka ardhur edhe nga moderatorja e RtvOra, Ester Bylyku, e cila iu kthye ashper Einxhelit.

Teksa kishte ndare me ndjekesit ne Instagram videon ku Einxhel shprehej se nuk eshte paguar nga televizioni, Ester shprehet se ne 9 vite qe ajo ka qene pjese e RtvOra nuk e ka pare kurre Einxhelin.

Sipas Esterit, ajo eshte nje mashtruese dhe genjeshtare e cila nuk ka punuar asnje ore ne televizionin e tyre.