Me bikini në dëborë, vajzat shqiptare nisin sfidën e Kendall Jenner

Disa ditë më parë supermodelja Kendall Jenner postoi disa foto në profilin e saj në Instagram, ku shfaqej me bikini në dëborë.

Fotot u bënë lajm në të gjitha mediat rozë ndërkombëtare, ndërsa Kendall dukej shumë në formë teksa sfidonte temperaturat e ulëta pa rroba.

 

Mirëpo këtë “challenge” duket se kanë filluar ta praktikojnë edhe vajzat e njohura shqiptare. E para ishte këngëtarja Flaka Krelani, e cila publikoi disa foto në dëborë ku dukej me bikini në ngjyrë të zezë. “Do jetë stuhi nesër”, shkruan këngëtarja.

https://www.instagram.com/p/CZSFRRPJ5Lv/?utm_medium=copy_link

Pas Flakës këtë sfidë e ka vazhduar edhe modelja Xhensila Seferi, e cila ka postuar foto në dëborë, me bikini rozë.

Me sa duket vajzat kanë vendosur “të ngrenë temperaturat” në këto ditë të ftohta që po kalon vendi ynë.

https://www.instagram.com/p/CZSJNCOA4Sb/?utm_medium=copy_link