Dihet se ish konkurrenti i Per’puthen, Hysen Ramaj, prej vitesh ka ne pronesi disa biznese ne Tirane, gje qe e ka bere te ditur edhe ne program.
Nje nga momentet prekese te Hysenit ne Per’puthen ka qene ai i dhurimit te makines ndaj mikut te tij, Nik Sherrit, pas tregimit te historise prekese ku iu desh te gjymtonte njeren nga kembet, por dhe per faktin se Niku nuk e kishte nje makine qe te shfaqej ne program.
Ky nuk ka qene rasti i vetem qe ish konkurrenti ka treguar bujarine e tij, ndaj dhe ndjekes ne Instagram i kane kerkuar Hysenit qe t’u beje dhurata.
Njerin prej rasteve ai e ka bere vete te ditur ne InstaStory, ku tregonte mesazhet e ndjekesit qe i kerkonte t’i blinte nje skuter.
Edhe pse shpesh eshte treguar bujar, kete here Hyseni nuk pranoi duke e arsyetuar me faktin se skuteri eshte dicka qejfi dhe jo halli, ndaj dhe iu drejtua personit ne fjale qe te mblidhte leket e t’a blinte vete.