Adriana Matoshi i preku të gjithë pak ditë më parë kur tregoi se po përballet sërish me tumorin 9 vite pasi e kishte fituar një betejë me të.
Figura të shumta publike dhe pafund qytetarë u solidarizuan dhe treguan mbështetjen e plotë për aktoren. Ajo iu nënshtrua operacionit, gjithçka shkoi mirë, dhe dje doli nga spitali.
Reagimi i saj i parë kishte të bënte me Arjola Demirin, e cila ndodhet brenda shtëpisë së “Big Brother”.
“Drita ime, dashuria ime e pakufi. Të dua me shpirt, ylli i bukur”, shkruante Adriana në një postim të shpërndarë në profilin e aktores tropojane.
Kjo ka sjellë reagime te ndjekësit që e kanë kritikuar se nuk ka reaguar po gjendjen e saj shëndetësore.
“Gjithë ato lutje që i bëmë për shëndetin tënd nuk ishte në gjendje ta bësh një postim për t’i treguar popullit për gjendjen tënde pas operacionit”, ka qenë komenti i një prej tyre ndërsa nuk ka munguar një përgjigje nga Adriana.
“Ditën kur unë u shtriva në spital, Arjola kishte kënduar për mua, sot i çela sytë pak dhe mora telefonin, gjëja e parë që pashë ishte Arjola. Nesër besoj që forcohem e koncentrohem për të shkruar diçka nga shpirti”, ka shkruar aktorja.
Kujtojmë që dy aktoret janë mike prej votesh, madje Adriana e surprizoi Arjolën, që prej shumë ditësh është e izoluar në shtëpinë e “Big Brother VIP”.