Angel Spaho u njoh për publikun teksa mori pjesë tek emisioni i Rudina Magjistarit. Djaloshi 32-vjeçar zbuloi se kishte punuar si zhigolo në Greqi dhe së fundmi prej 3 vitesh e ka ushtruar këtë profesion edhe në Shqipëri.
Ai e ka ushtruar profesionin si zhigolo në të njëjtën kohë që ishte i martuar, por bashkëshortja nuk ishte në djeni të kësaj.
Të paktën kjo është deklarata që ai bëri në fund të vitit të shkuar përballë moderatores. Por ky personazh duket se nuk është dorëzuar dhe famën e ka kërkuar sërish, këtë herë në Kosovë.
Spaho tashmë është bërë pjesë e formatit “It’s my love” dhe është në kërkim të shpirtit të tij binjak. Por duket se një nga konkurentet e ka mbajtur mend deklaratën e tij dhe e ka pyetur rreth punës si zhigolo.
Ndryshe nga cka deklaroi perballe Rudina Magjistarit, kete here Spaho vjen me një version të ri të historisë, ku ndryshimi nis që nga emri i tij.
Anxhelo është emri i tij dhe ashtu si ai shprehet punon si barist dhe jo si zhigolo. Sipas asaj që ai ka deklaruar, ka qenë Rudina Magjistari ajo që i ka kërkuar të mashtrojë rreth profesionit të tij.
Më pas, si për t’i konfirmuar vajzës që kishte ftuar në takim se ishte një barist, ai i realizoi asaj edhe një kokteil. Deri më tani, nga moderatorja nuk ka patur asnjë reagim lidhur me akuzat e djaloshit.