Nuk dihet nëse ishte e rastësishme por Loredana dhe Mozzik ditën e djeshme të dy hapën biseda me ndjekësit duke iu përgjigjur në pyetjet e tyre.
Një nga pyetjet për Loredanën ishte rreth statusit të saj aktual pas ndarjes nga Mozzik dhe ajo zbuloi se është “single”.
Nuk vonoi shumë dhe të njëjtës pyetje iu përgjigj edhe Mozzik duke treguar se edhe ai nuk është në një lidhje dashurie.
Më shumë se për ndjekësit si duket kjo ishte një përgjigje për njëri-tjetrin.
Edhe pse Loredana është deklaruar se kjo ndarje ishte definitive për ta, fansat vazhdojnë të kërkojnë rikthimin e tyre, i cili nuk dihet nëse do të ndodh