Reperi amerikan Soulja Boy do të bëhet baba për herë të parë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai me anë të një postimi në rrjete sociale, ku ka treguar se partnerja e tij, Jackilyn Martínez, është në pritje të ëmbël.
Ai ka publikuar një video nga festa e tyre për të zbuluar gjininë e bebit. Dyshja do të bëhen me një djalë.
“Është një djalë”, ka shkruar reperi krahas videos.
https://www.instagram.com/p/CbTsF_BAw7o/?utm_source=ig_embed&ig_rid=338ce4e0-ab0f-4ef9-bec4-ea708767fa85
Shumë njerëz u habitën që reperi 31-vjeçar, nuk ishte bere ende baba pasi prisnin që ai të kishte më shumë fëmijë.
“Nuk do të gënjej, jam më i befasuar që ai nuk kishte një fëmijë tashmë,” postoi një person tjetër.
Reperi më parë ka shprehur deshirën e tij për të pasur fëmijë një ditë.
“Kam gjithçka që dua në jetë, përveç një djali. Zot të lutem më beko, kam qenë i duruar”, tha ai përmes “Instastory” në shtator 2021.
Soulja Boy është më i njohur për hitin e tij të vitit 2007 “Crank That (Soulja Boy)” dhe “Kiss Me Thru the Phone” të vitit 2008.