“Big Brother Albania VIP” ka kaluar çdo pritshmëri, dhe është pa dyshim formati televiziv më i diskutuar i momentit.
Kjo për faktin se u rikthye pas disa vitesh mungesë, po ashtu edhe sepse personazhet këtë herë janë personazhe “VIP”.
Ndonëse moderatorja Arbana Osmani ka “premtuar” se në Instagram-in e saj përtej fotove, e videove promo, nuk do të flitet për “Big Brother”, duket paksa e vështirë për ndjekësit e saj.
Shpesh herë komentet e tyre të pavend, mbeten pa përgjigje nga Arbana e herë të tjera marrin përgjigje epike e të merituara.
Së fundmi, moderatorja ka postuar foto duke bërë blerjet e ditës (njëkohësisht duke promovuar biznese që është po ashtu puna e saj), e shkruan se rastësisht gjeti bukën e ngrohtë, që s’mund ta linte pa e marrë.
Mirëpo, krejtësisht pa lidhje me postimin, një prej ndjekësve shkruan:
“Mirëmëngjes Arbana, por më me kujdes ato duartrokitjet në studio se janë sinjale apo lejohen sinjalet?”
Por, Arbana i ka kthyer një përgjigje epike.
“A hamë 1her këtë bukën?”,ka shkruar moderatorja
Epo, duket se ajo nuk e pëlqen aspak të përziejë jetën e saj personale, me atë profesionale…