Gjate spektaklit te shkuar ne “Big Brother VIP”, moderatorja Arbana Osmani i dha disa merita Donaldit duke e quajtur “kryefjala e Big Brother VIP”.
Kjo pasi ai ka qene personazhi me i komentuare me i perfolur, qofte per mire apo per keq, dhe kjo e beri moderatoren te shprehej se nese ky edicion i “Big Brother VIP” do te permendet me vone do te shquhet duke thene: “ah po, Big Brother ku ka qene Donaldi”.
Keto fjale te Arbanes nuk i pelqyen fort Einxhelit e cila ne moment e beri nje koment duke u shprehur: “meqenese eshte keshtu, me mire te dalim qe tani ne te tjeret”.
Mesa duket, Einxhel nuk i ka harruar ende keto fjale te moderatores, ndaj nuk e kurseu edhe nje tjeter ironi per Donaldin dhe per Arbanen gjithashtu.
Teksa po hynte ne dhomen e gjumit me Arjolen, ajo vuri re se Donaldit i kishin derguar rroba te tjera ne shtepi.
Einxhel: Bravo i paskan ardh rroba te tjera ketij
Arjola: Kujt?
Einxhel: Kryefjales- u shpreh ajo me ironi!