Arbër Hajdari, drejtori ekzekutiv i fondacionit “Fundjavë ndryshe” që ka ndihmuar shumë shqiptarë në nevojë së fundmi ka zënë vendin e opinionistit të “Big Brother Vip Albania”.
Hajdari javë më parë përmes intervistës me Donald Veshajn zbuloi se pas përfundimit të spektaklit ka në plan martesën.
Por a e dini se kush është vajza që i mori zemrën humanistit të njohur.
Arbëri është i fejuar me Vlera Devollin nga Kosova, e cila është vajza e biznesmenit të njohur Blerim Devolli.
Çifti që shumë shpejt pritet që lidhjen ta kurorëzojnë me martesë janë fejuar para pak muajsh në qytetin e Tiranës nga ku kanë ndarë disa fotografi të realizuara.