Beatrix Ramosaj është shndërruar nga personazhet më të përfolura të muajve të fundit e kjo pas futjes së saj në Big Brother Albania e sidomos lidhjes me Donald Veshajn që akoma kundërshtohet nga një pjesë e madhe e publikut që e konsiderojnë si një tradhëti ndaj Borës.
Por për Trixën edhe një tjetër lidhje e mëparshme ishte e njohur publikisht.
Bëhet fjalë për Ervi Cenollin, me të cilin këngëtarja ishte në lidhje dashurie për tre vite madje i ka dedikuar edhe një tatuazh me mbishkrimin “Forever”.
Nuk dihen arsyet e ndarjes por në rrjete sociale figurojnë ende fotot e ish-çiftit.