Kengetari i njohur shqiptar rrefen per here te pare tradhetine e gruas: “E kapa me nje mashkull tjeter…”

Ai është një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar.

E kemi fjalën për Bujar Qamili, i cili ka folur së fundmi si asnjëherë më parë për jetën e tij private, duke treguar detaje që nuk i kishte thënë asnjëherë.

Qamili nuk ka nguruar që të rrëfejë se disa vite më parë ka kapur mat të dashurën e tij me një tjetër. Madje ka shtuar se kishte vendosur që të mos ballafaqohej me të.

I ftuar në “Glamour Zone”, këngëtari shkodran ka treguar gjithashtu edhe gënjeshtrën më të madhe që i ka thënë bashkëshortes.

Pjesë nga intervista:

Je zhgënjyer ndonjëherë shumë nga dikush?

Qamili: Po, kam pasur një të dashur. E kam parë me dikë tjetër, më ka zhgënjyer. Thashë: ‘Si ma bëri ajo këtë punë?

U ballafaqove me të?

Qamili: Më pa që e pashë. S’ma kishte marrë kurrë mendja se do ndodhë një gjë e tillë…

Cila është gënjeshtra më e madhe që i ke thënë bashkëshortes?

Qamili: Më mori në telefon dhe më pyeti ‘ku je’, ngaqë jam tifoz i thash që jam në stadium. Më tha: ‘Nuk po dëgjoj shumë zëra’. I thashë : ‘Po luajnë keq, nuk po bën zë askush’ (qesh).