Pak kohë më parë, ish-banorja e ‘Big Brother VIP’, Keisi Medini ka folur si rrallë herë për marrëdhënien që ka me nënën e saj dhe të atin, këngëtarin e njohur Sabianin.
Teksa ishte e ftuar në ‘Why Not’, këngëtarja tha se marrëdhënien me Sabianin e ka shumë të ngushtë, ashtu edhe me të ëmën por kjo e fundit nuk dëshiron të bëhet pjesë botës së showbizit, dhe për këtë arsye ajo nuk flet shumë për të.
Lidhur me raportin që mban Sabiani me nënën e saj, Keisi tha se këta të fundit gëzojnë shumë respekt për njëri-tjetrin.
Mirëpo sot, Keisi ka postuar një video mjaft të ëmbël ku shihet në shoqërinë e të ëmës dhe duhet ta themi që duket një yll.
Kujtojmë se Keisi gjatë qëndrimit në BBV, krijoi një raport mjaft të ngushtë me Krist Aliajn, megjithatë, gjithçka përfundoi para se të niste.