E ftuar në këtë puntatë te “Per’puthen” për ta bërë atmosferën më romatike, ka qenë Anxhela Peristeri, e cila performoi këngën e saj më të fundit, “n’Tiranë”.
Por prezantuesja e programit, Bora Zemani, nuk mund ta linte dot këngëtaren të shkonte pa bërë një takim me njërin nga djemtë.
Edhe pse në fillim, këngëtarja e kishte të vështirë të pranonte, pasi nuk e kishte bërë ndonjëherë këtë gjë, ajo në fund pranoi duke zgjedhur në një takim 4 minutash, Brunon.
“Do dal me Brunon, pasi më pëlqen me vajzat dhe më është dukur djal inteligjent”, u shpreh Anxhela.
Takimi ishte shumë interesant dhe zbuluam shumë dimensione nga të dy personazhet.
Brunos që i pëlqente arti, kurse nga Anxhela Peristeri që shkon më mirë me shenjën e Dashit.
I papritur nga Bruno ishte fakti se ai filloi te flirtonte me kengetaren duke i thene se eshte shume e vecante dhe se buzet i ka shume te bukura.