Kanye West ka filluar të bëjë serioze romancën e tij të re me Julia Fox, por duket se nuk mund të heqë dorë nga Kim Kardashian.
Së fundmi, në këngën e tij më të re, ai kërcënonte hapur Pete Davidson, të dashurin e ri të Kim. “Zoti më shpëtoi nga ai aksident/ vetëm që të mund ta zhdëp në dru Pete Davidson”, thotë Kanye në “My Lide was never Eazy”.
Por si ka reaguar komediani?
Një burim tha për HollywoodLife se komediani nuk ishte aspak i befasuar.
“Pete pothuajse e priste që Kanye t’i referohej në një këngë herët a vonë dhe ai nuk e urren dhe mendon se është qesharake,” tha burimi i brendshëm.
“Ai nuk dëshiron të luftojë me Kanye-n; ai e respekton atë, pasi ai është ende babai i fëmijëve të Kim-it dhe kjo është e rëndësishme”, shton burimi.
Romanca e Pete dhe Kim nisi në tetor 2021 dhe po ecën për mrekulli, e mesa duket përpjekja e Kanye për ta “frikësuar” paska dështuar…