Ka pasur një këngëtar tjetër brenda BBV, së shpejti një projekt muzikor nga ish-banori

Brenda shtëpisë së Big Brother Vip, pjesa më e madhe e banorëve kishin lidhje me muzikën. Njësoj dhe Tan Brama, i cili njihet si koreograf.

Por lidhja e tij me muzikën nuk është vetëm në kërcim. Ai ka kënduar në Top Fest dhe gjithashtu ka një këngë tijën të titulluar “Like Jackson”.

Mbase suksesi i Tanit vjen në momentin që ndërthur talentin e tij në kërcim me këngën.

Ndërkohë, koreografi ka paralajmëruar që do të sjellë një këngë. Suksesi i projektit kësaj here, me siguri do të ndikohet dhe nga popullariteti që mori Tani pas pjesëmarrjes në Big Brother Vip.