Le të themi që fjala kryesore e këtyre muajve të fundit, ka qenë padiskutim Bora Zemani.
Edhe pse nuk ishte banore e “Big Brother Vip” emri i saj është lakuar më shumë se ata që ishin konkurentë të formatit, madje edhe tani që ka përfunduar.
Ditën e djeshme, Donaldi publikoi këngën e tij të re e cila dukej si një mesazh për Borën pasi në videoklip përfshihej edhe numri 5 (data e përvjetorit të tyre).
Deri para pak orësh asnjë reagim i Borës nuk dukej si një përgjigje pasi ajo vetë ka zgjedhur këtë mënyrë për ta kaluar situatën që prej fillimit.
Shihet në story që dëgjon dhe këndon këngën e Loredanës dhe Mozzik (të cilët po ashtu kanë patur një marrëdhënie me ulje, ngritje, ndarje, ribashkime) dhe në tekst thuhet:
“Veç, kallzom kush po t’dëmton, kallzom kush po t’provokon”
Mund të jetë thjesht një rastësi por mund të jetë edhe përgjigjia e Borës për Donaldin.