“Jam e martuar!”, cfare ndodhi mes Brunos dhe Melises gjate takimit ne studio?

Andi dhe Melisa, një prej çifteve të krijuar në Për’puthen janë të ftuar specialë në studio në ditën e të dashuruarve.

Ish-konkurrentja ka tentuar që të bashkojë Efin dhe Brunon, duke qenë se është mikeshë me konkurrenten.

Duke bërë shaka gjatë takimit katër minutash me Brunon, një nga sfidat në puntatën e sotme, ajo i tha se është e martuar, duke nënkuptuar se nuk mund ta ngacmonte.

Ajo i tha se është shumë i luhatshëm, ndërsa konkurrenti e kundërshtoi.

Melisa: Në radhë të parë jam e martuar, unazë nga të dyja anët.

Melisa: Je shumë i luhatshëm, njëherë urren njëherë do.

Bruno: Unë atë që dua gjithmonë do e dua, në këtë pikë duhet të jesh racional.

Melisa: Je në momentin e gabuar me personin e gabuar, racional.

Bruno: Jo nuk është.

Melisa: Kur je i jashtëm, ti e sheh gabimin e saj me një sy tjetër.

Bruno: Më pëlqen fakti që jeni të ngjashëm, aq sa jeni të ndryshëm.

Nga ana tjeter, edhe Andi zgjodhi Efin per nje takim 4 minutesh, ku nje pyetje e saj e beri Melisen te mos ndihej komforte dhe te nderhynte.

Efi i kerkoi Andit t’a harronte Melisen per nje moment dhe e pyeti se a do t’i kishte rene ne sy atij nese do te ishte pjese e sezonit te kaluar.

Pas nderhyrjes se Melises, Andi u pergjigj duke thene se nese nuk do te ishte Melisa ai nuk do te ishte perputhur me asnje, pra do te dilte vetem nga programi.

Burimi: /Top-Channel