Ishte bërë gati për të dalë për të festuar Shën Valentinin, Blerina Bombajt i ndodh incidenti i papritur (VIDEO)

Një incident i papritur i ka ndodhur dje dietologes Blerina Bombaj teksa sapo ishte bërë gati për të dalë për të festuar Shën Valentinin.

Ky incident ka bërë që dita e saj të merrte një rrjedhë tjetër. Bombaj postoi në ‘Instagram’ një video, e cila vjen nga kamerat e sigurisë së biznesit të saj.

Dietologia shihet të dalë nga zyra mirëpo rrëshqet, duke e lënë të shokuar. Ajo ulet në karrige, e fillon të qeshë me koleget e saj.

“Kur je pergatitur shpirterisht per te festuar Shen Valentinin por plani nuk shkon ashtu si do ti”, shkruan Bombaj krahas videos.

https://www.instagram.com/p/CZ9RjeegXcI/?utm_source=ig_embed&ig_rid=17dcf8fd-3be1-476e-858c-ea7981bc8f1e