Ish banorja e “Big Brother” ben reagimin prekes pas arrestimit te Elsa Lila: “Fëmijë pa nënë…”

Këngëtarja shqiptare, Elsa Lila është në mesin e 13 personave të arrestuar ne Itali, të cilët trafikonin drogë midis provincave të Viterbos dhe asaj të Romës.

Arrestimi i Elses ka hapur mjaft debate ne shoqerine shqipetare, ku se fundmi nuk ka munguar dhe nje reagim nga ish-banorja e “Big Brother”, Neda Balluku.

Neda shprehet se njerëzit vërshojnë me kritika dhe gjykime pa ditur se si është ngjarja e vërtetë.

Postimi i plote:

Kush jemi ne, për të të gjykuar ty?!

Elsa Lila, qenka shembulli i përkryer, se si kjo jetë qenka veç çështje fati. Preku zemrat e shqiptarëve diçka më shumë se 25 vite më parë, përtej këngëve të saj, me historinë e një fëmije që jeta i kishte grisur figurën e nënës nga vetja.

Përse sot qenka ndryshe?!

A nuk është Elsa Lila i njëjti fëmijë, pa nënë, por me përgjegjësinë, dashurinë dhe hallet e një nëne vetë?!

A do mundim sot të hapim debatin, se si Elsa artiste, e talentuar, e bukur dhe me jetë në perëndim, nuk ja doli dot vetëm me kaq?

A nuk u përpoq Elsa?

A nuk u lodh?

A nuk mendoi një moment se ja doli për t’u zhgënjyer më keq akoma?

Çfarë hallesh ka që moralit tonë kolektiv nuk u duken arsye për të gabuar!

Përse kjo botë, nuk ka pará për artin si të Elsës dhe krimb në pará ata që u kërcasin sutjenat në skenë?

Po ne, përse mezi presim rastin të kryqëzojmë?

Përse nuk ditëm kurrë, të qëndrojmë larg urrejtjes?” u shpreh Neda.