Ilda Bejleri ka dy fjale per t’i thene Trikses ne lidhje me Boren dhe Donaldin

Qe prej fillimit te “Big Brother VIP” dhe deri me sot, nje dite larg perfundimit, drama Bora-Donald-Beatrix vazhdon te komentohet ende.

Se fundmi, Ilda Bejleri e ftuar ne emisionin “Goca dhe Gra” perpos shume temave te diskutuara eshte pyetur dhe pikerisht per dramen televizive te “BBV”.

Sipas saj momenti kur Trixen e shtynin qe te kerkonte falje publike ishte nje nga momentet me skandaloze.

“Të them të drejtën më erdhi keq për Trixën, në atë momentin skandaloz kur i bënin gjygjin dhe i kërkonin të kërkonte falje, po të shohësh edhe në Itali ka tradhëtira edhe në martesa dhe prapë kur vjen puna nuk kërkojnë falje.”, tha Ilda kur u pyet rreth Trixës.

Ndersa, persa i perket fituesit Ilda Bejleri foli hapur per preferencen e saj.

Ajo u shpreh se Iliri është i vetmi banor që meriton ta fitojë për vetë faktin se është një artist që nuk ka marrë asnjë meritë dhe vlerësim nga Shqipëria, përvecse i ka dhënë shumë asaj.