Një i ri shqiptar i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka gjetur portofolin e aktores së famshme Meryl Streep me 2 mijë dollarë brenda.
Shqiptari nga Kosova e ka kthyer portofolin së bashku me paratë dhe kartën e identitetit. Ngjarjen e ka treguar në profilin e tij gazetari i gjigantit mediatik CNN, Bill Weir.
“Një djalë i sjellshëm nga Kosova, që punon në ndërtesën time, ka gjetur një natë, një portofol në rrugë me 2 mijë dollarë brenda. Kontrolloi kartën e identitetit, ishte Meryl Streep”, ka shkruar Weir.
Babai gjithmonë më thotë se nëse diçka që nuk është e jotja, nuk është e jotja”, ka thënë i riu nga Kosova kur ka biseduar me gazetarin e CNN.
Pasi ka marrë portofolin dhe kartën e identitetit, aktorja Meryl Streep ka insistuar për ta shpërblyer të riun në këmbim të gjestit të tij, por ai nuk ka pranuar. “Ai refuzoi shpërblimin, derisa Meryl insistoi. Njerëz të mirë”, ka shkruar në fund ai.