Një tjetër video është bërë virale në rrjetet sociale që ka të bëjë me Vëllain e Madh dhe Monikën.
Sipas rregullave të lojës bisedat në dhomën e rrëfimeve nuk duhet të dëgjohen, por një gjë e tillë ka ndodhur ditë më parë nga pakujdesia e produksionit.
Shikuesit ishin ata të cilët u treguan të kujdesshëm për detajet dhe e kanë kapur këtë moment.
Bëhet fjalë për një moment ku produksioni qorton Monika Lubonjën.
Në videon e publikuar dëgjohet qartë gjithçka pasi kanë harruar audion ndezur..
Kujtojme se Monika nuk është më pjesë e Big Brother Vip pasi u eleminua bashkë me Arjolën pak dite para finales.