Habit punonjësi i Call Center-it: “Po na detyrojnë të votojmë Donaldin, pronari është mik i Romeos”(Foto)

Duket se tashmë gara e vërtet është mes Ilirit dhe Donaldit që shihen si pretendentë për ta fituar këtë trofe.

Pas më shumë se 120 ditësh, jashtë, fansat kanë shfaqur hapur pëlqimet e tyre, si për aktorin, ashtu edhe për balerinin.

Veç se konkurencë brenda në shtëpi, një ‘betejë’ e ashpër po zhvillohet edhe jashtë Big Brother, me fansat e tyre.

Duket se garën në rrjetet sociale, deri më tani e ka të fituar Donaldi, pasi në Instagram, thuajse të gjitha sondazhet e nxjerrin atë fitues.

Në rrjetet sociale qarkullon edhe një denoncim lidhur me këtë televotim. Një punonjës i një Call Center-i ka denoncuar në rrjetet sociale, se pronari po i mbush telefonat dhe po i detyron të votojnë për Donaldin.

Duke publikuar edhe telefonin me votat e dërguara për Donaldin, ai rrëfen se pronari është miku i Romeos.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga vëllai binjak i Donaldit, duke lënë gjithçka të kalojë në heshtje. E me ditët që i afrohen më shumë të premtes, me gjasa të tilla denoncime do të qarkullojnë edhe më shpesh në rrjet./Lajmi