Bora Zemani u ka munguar shikuesve prej ditësh, pasi për shkaqe të problemeve shëndetësore ka munguar në emisionin ‘’Për’puthen’’ ku e kemi parë çdo ditë prej dy sezonesh.
Pas një intervenimi që pati, Bora kësaj radhe pati regjim shtrati në shtëpi shkaku i temperaturës së lartë deri në 40.
Por, sot ajo e ka marrë veten dhe i është rikthyer xhirimeve në program.
Lajmin e ka bërë të ditur autorja e “Përputhen”, Olsa Muhameti e cila në insertin e ndarë nga hyrja e programit është shprehur se e ka marrë malli.
Bora duket në top formë, me bukurinë dhe ëmbëlsinë e saj që i ka munguar ekranit për mbi një javë