Vëllezërit Mozzik dhe Getinjo ishin në Tiranë, ku do të performonin në një klub nate, por jo gjithçka shkoi siç duhet.
Një fanse e tyre nuk hezitoi të ngjitej në skenë për të bërë twerk për ta. Pas disa sekondash, Mozzik bëri me shenjë që të ndërhyjnë menjëherë rojet e sigurisë.
Pas tij, të njëjtin veprim bëri edhe Getinjo pa e ndalur për asnjë moment performancën.
Me ndërhyrjen e rojeve të sigurisë, vajza ka kapur dorën e Mozzik në mënyrë që ta lejonte të qëndronte në skenë, por ai duket se nuk pranoi.
Pamjet e saj kanë bërë xhiron e rrjetit dhe kudo po komentohet veprimi i saj. Nga ana tjetër, Mozzik ka paralajmëruar se me 14 shkurt do të sjellë albumin e tij të ri muzikor.