Einxhelin si duket e kanë kapur ‘ethet’ e nominimeve.
Pak nga pak po zbulohen finalistët e kjo gjë si duket po e frikëson Einxhelin.
Ajo gjatë një diskutimi me Arjolën u shpreh se është dashur shumë moti që Iliri dhe Donaldi të shkonin në nominim kokë për kokë dhe njëri tashmë të ishte eleminuar.
Madje ajo tha se ishte Monika ajo që e pati rastin në dorë dhe mund të tregohej lojtare e fortë, ku mund të kishte hedhur Ilirin në nominim me Donaldin në vend të Tanit.
Einxhel, Donaldi, Arjola dhe Beniada janë katër banorët e nominuar për të premten dhe njëri eleminohet të premten.
Ndërsa Iliri tashmë është shpallur finalisti i parë me votat e publikut.