Përkundër që ribashkimi duket i pamundur pas situatave të krijuara brena shtëpisë së Big Brother, fansat e Donald Veshaj dhe Bora Zemani insistojnë akoma që t’i shohin sërish bashkë.
Aktori i njohur ishte i pranishëm së fundmi në një koncert së bashku me Romeon dhe Elgit Dodën.
Në prapaskenë ai u takua me fansat e tij dhe dikush u kujdes t’i bënte një dhuratë që si duket e vuri në siklet.
Një kuti me ëmbëlsira ishin të vendosura edhe fotot e tij dhe Borës, nga momenti i takimit të tyre brenda shtëpisë së Big Brother.
Një video e shpërndarë në rrjete sociale shihet momenti kur aktori merr dhuratën.