Gjate qendrimit ne shtepine e “Big Brother VIP”, teksa u tregonte banoreve historine e tij me Bora Zemanin, Donaldi pranoi se kenga “Toxic Love” me Elgit Doden i dedikohej pikerisht asaj.
Ne nje prej momenteve kur kenga luhej ne sfond, Donaldi beri nje bisede me Semin ku i thoshte se ishte ne medyshje mes dy frazave, asaj qe ka vendosur ne kengen “TL” dhe frazes:
“Dhe me thua jam idiot, ama jam idiot i joti..”
Mirepo, pak me pare Donaldi ndau me ndjekesit nje fraze te shkurter nga kenga e tij me e re qe do te publikohet neser, e cuditerisht fraza eshte e njejte me ate te bisedes me Semin.
“Ok, une duhet te beja dicka”- shkruan Donaldi ne pershkrimin e videos teksa lajmeron oren e publikimit.
Kujtojme se gjate lidhjes me Beatrix brenda shtepise, komentet se Donaldi beri nje lidhje te nxituar per shkak te presionit te lojes dhe izolimit, ishin te shumta dhe se gjithashtu pas daljes nga shtepia ai do te pendohej.
E mesa duket, kjo gje u vertetua pasi pas perfundimit te BBV, Donaldi i nderpreu marredheniet me Trixen, madje riktheu ne profilin e tij videon e takimit romantik me Boren.
Nga ana tjeter, teksa Donaldi ishte ende brenda shtepise se BBV dhe degjonte kengen e Beatrix, shprehej se ndihej shume me fat qe ka dike si Trixa, por pas daljes ai ben nje kenge dedikuar serish Bores.