Big Brother VIP Albania” ndodhet drejt fundit dhe javën tjetër do të kemi një fitues. Pas të premtes, konkurrentët e fundit do të dalin për të vazhduar jetën e tyre normale.
Një ndër banorët që mendohet se mund të fitoj çmimin e madh është aktori, Donald Veshaj, i cili është bërë kryefjala e shumë medieve rozë.
Aktori ka marrë mbështetje të madhe sidomos nga figurat publike, si Mozzik, Blerim Destani, Stresi, Don Xhoni, etj.
Së fundmi listës i është bashkuar edhe Granit Xhaka.
Futbollisti i njohur ka realizuar një video të veçantë në Instastory ku ka veshur një bluzë me emrin e Donaldit.
“Donald, si fillim më li të flas. Suksese në finale jemi me ty, forca!” -thotë ai.