Einxhel është një ndër banoret më të përforlura të “BBV”, për lojën e saj, romancën me Dj Dagz, për incidentin që i ndodhi brenda shtëpisë, si dhe së fundmi për debatin me Donaldin.
Edhe fare pak kohë na ndan nga zbulimi se kush do të jetë ai që do të jetë fituesi i çmimit të madh prej 100 mijë eurosh.
Tani emocioni është edhe më i fortë për të katërt finalistët, Ilirin, Donaldin, Einxhel dhe Beniadën.
E në gjithë këto muaj, ky ‘BBV’ nuk ka thyer vetëm rekorde shikueshmërie, por edhe një tjetër rekord mbarëbotëror, që në fakt e ka thyer pikërisht, konkurrentja Einxhel Shkira.
Edhe pse nuk u fut në shtëpinë më të famshme në Shqipëri që prej ditës së parë, ajo sërish është më e nominuara në historinë e ‘Big Brother’ në të gjithë botën.
Bukuroshja ka plot 19 nominime, duke kaluar kështu dhe rekordin e Janelle Pierzina në ‘Big Brother America’, e cila ka qenë në nominim 12 herë.
E teksa nga finalja e madhe na ndajnë vetëm dy ditë, emocionet sa vijnë e bëhen më të mëdha pasi çdokush që e ka ndjekur 24 orë në 7 ditë të javës për më shumë se tre muaj ka krijuar një lidhje të fortë dhe dëshiron që ta fitojë i preferuari i tyre, por dihet se ka vetëm një fitues.