Pasditen e sotme Atdheu ka qenë i ftuar në Ftesë në 5, ku ka folur për kauzën që ndërmori me prerjen e flokëve.
Ai tregoi se prerja e flokeve ishte ne shenje solidarizimi per shkak te semundjes se tumorit qe nena e tij kaloi, por gjithashtu per t’u ardhur ne ndihme edhe grave te tjera me po te njejten semundje.
Por sigurisht biseda nuk ka ngelur me kaq dhe ai ka marrë një letër nga e motra, ku veç se shprehej krenare për të ka treguar dhe vajzat që i pëlqejnë Atdheut.
“Janë shumë që e adhurojnë atë, por mesa sa di unë Atdheu ka merak brunet, vajzat e qeshura me flokë të gjata. Shpirtin ta kenë të bukur, pse jo dhe pamjen fizike. Do ishin një dyshe e përkryer. Dy brunë si çift. Por ai e di më mirë! Motra vetëm më të mirën i uron. Duaj! Adhuro! Mos lëndo! Femra ideale do jetë e lumtur me të!”- ka përfunduar ajo.