“E katandiset ne ate farë forme”, Plas debati mes Einxhel dhe Donald per Egzonen

Nga misioni sekret i Beatrix dhe Donaldit kanë nisur debate të shumta dhe me debate të forta. Këngëtarja e njohur kishte si mision që të dramatizonte një situatë dhe ajo vendosi që në qendër të vëmendjes të kishte Egzonën.

Kjo e fundit është ndjerë mjaft keq nga akuzat e rënda që bënte Beatrix ndaj saj, madje ka shpërthyer në lot.

Pasi ajo së bashku me banorët kanë kuptuar se e gjithë kjo ishte një shaka, Donaldi ka pyetur ata se pse nuk shkuan që t’i qëndronin pranë Egzonës.

E këtu ka shpërthyer Einxhel, e cila tha se po të ishte nga ana njerëzore nuk do bënit një shaka të tillë.

Debati mes tyre

Einxhel: E lëmë diskutimin nga ana njerëzore, se nga ana njerëzore kjo nuk bëhet si shaka fare, me e katandis tjetrën në atë far feje, nga ana njerëzore. Po ta kapim nga ana njerëzore, ta kishin menduar sa njerëzore është para se ta katandisnin ashtu.

Donaldi: Ta katandisni?

Einxhel: Po pra, se nuk ka faj Arjola se nuk ka shkuar ta ngushëllojë, se nuk e mërziti Arjola, nga ana njerëzore.

Donaldi: Çlidhje ka kush e mërziti?

Einxhel: Ana njerëzore, zgjidh një shaka tjetër. Nëse të shqetëson kaq shumë ana njerëzore, bëni shaka njerëzore. E mos i kërko llogari Arjolës dhe ne të tjerëve pse nuk shkuat ta ngushëllonit Egzonën se është njerëzore. Njerëzore ishte të mos e bënit me njeri këtë gjë, ta bënit me një situatë.

Donaldi: Nëse nuk jam unë shkaku i mërzitjes tënde, kjo nuk do të thotë se nuk duhet të vij, nga ana njerëzore, kjo është ana njerëzore. E kupton? Që ty mund të të mërzisë Ilir, flas kot dhe unë vij të them zemra ça ke, u mërzite? Se shtëpia kaq është. Dhe shakanë nuk e vendos, e vendos produksioni.

Einxhel: Shakanë e keni vendosur ju.

Donaldi: Unë jo.

Einxhel: Nga ana njerëzore ta qetësojë ai që ka krijuar situatën, jo unë.

Donaldi: Trixa që ishte në lojë?

Einxhel: Situatën e ke krijuar ti se kishte të bënte me ty, jo me mua.

Donaldi: Unë po e qetësoja, ti që po e shikoje ça bëre?

Einxhel: Unë po qetësoja këtë tjetrën.

Donaldi: Kë po qetësoje? Kishte Arjolën.

Einxhel: Kë po shikoja, erdhi Trixa me kapi në banjë