Në puntatën e sotme të “Për’puthen” është zhvilluar takimi i Fjorit dhe Aldisit.
Gjatë takimit Aldisi u shpreh se ai ka kryer marrëdhënie me dy persona njëherësh.
Ai gjithashtu tha që nuk e ka problem pasi është shumë i hapur për situata të tilla.
“Edhe unë e kam bërë të them të drejtën. Kam qenë me një lidhje, kam ftuar edhe një shoqe të saj edhe e kam bërë 3-she. Nuk e kam problem këtë pjesë pasi jam shumë i hapur në këto situata”, u shpreh Aldisi.
Konkurrenti i “Për’puthen”, gjithashtu u shpreh se ka punuar edhe si zhigolo, por tani nuk e praktikon më, pasi sipas tij, ai do të ndërtoj diçka me një partnere.
“Kam punuar zhigolo. E kam pasur si hobi. E kam praktikuar. Pagat ishin të mira kështu që pse jo? Më kanë çuar udhëtim e të gjitha. Para një viti e kam nisur. Erdha dhe këtu, dua të mbledh mend. E kam vendosur që nuk do ta bëj më. Dua të gjej një partnere për veten time. Dua të ndërtoj diçka me partneren time. Nuk e pritën mirë familjarët, por isha nga fundi edhe ju thashë që do heq dorë.”, tha Aldisi.