Të qenit një nga artstet më të suksesshme të të gjitha kohërave, ka të mirat e saj (ca si shumë), por mesa duket ka edhe kosto dhe për Beyonce-n, nuk i “lejohet” të hajë nëpër restorante.
Jo se ka ndonjë ligj për këtë, por në podcast-in ‘Brilliant Idiots’, të bashkë-organizuar nga Andrew Schulz dhe Charlamagne Tha God, ky i fundit pohoi faktin se Beyonce-s i “ndalohet” përgjithësisht të darkojë në publik, për shkak të kaosit që do krijohej. Një rregull që vlen për vetë artisten, por edhe për restorantet.
“Ajo është e ndaluar të shkojë në restorante,”- u tha në podcast- “Është në fakt kjo gjë e quajtur, si “Ligji i Michael Jackson”. Sepse Michael nuk mund të shfaqej kudo, ai nuk mund të ecte përreth. Do të shkaktonte histeri,”
E kuptueshme deri diku, megjithatë, duke qenë se video-ja e mësipërme u bë virale, reperi i UGK, Bun B, pronar i Trill Burgers, vendosi t’i sfidojë të gjithë dhe e ftoj Beyonce-n nê restorantin e tij:
“Më falni @cthagod por mbretëresha @beyonce është më se e mirëpritur për të ngrënë drekë @trillburgers dhe ne mund të parashikojmë dhe të trajtojmë çdo çështje siç duhet”
Gjithsesi, me shumë gjasë edhe vetë Beyonce do e refuzonte ftesën sepse vërtetë, dalja e saj në një të premte mbrëma në restorant do shkaktonte histeri mes njerëzve dhe asnjë vakt nuk ja vlen!