Semi Jaupaj ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Mos u kthe”, ku zëri fantastik e bën edhe më emocionuese baladën me muzikë dhe tekst nga Ylli Limani.
Por, fjalët e ketij teksti na sjellin në mendje një histori, atë të Borës dhe Donaldit.
Të gjithë ata që u emocionuan nga puthja dhe historia e tyre pretendojnë se Semi po këndon fjalët e Bora Zemanit.
Komentet në Instagram dhe YouTube janë të ndara në dy kategori, ata që komplimentojnë këngën dhe ata që ja delegojnë mesazhin Donaldit.
Sigurisht që kënga mund të mos niset nga asnjë histori, por kur kujtojmë të gjitha ngjarjet e ndodhura së fundmi, tingëllon më shumë si një mesazh drejtuar ish-të dashurit të shoqes së saj të ngushtë.