Tashmë, pas më shumë se 100 ditëve nga fillimi i emisionit më të ndjekur “Big Brother VIP Albania” janë krijuar aludimet për finalistët apo fituesit e shtëpisë.
Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj janë përfolur si dy konkurrentët më të fortë, dhe pretendentë për finalen apo për çmimin e madh.
Ata kanë patur debat dhe konflikte të shpeshta me njeri-tjetrin brenda shtëpisë me të vëshguar. Madje janë konsideruar edhe armiq.
Ditën e sotme, gjatë një bisede në oborr midis banorëve, Egzona e ka pyetur Donaldin se kush mendon që është lojtar më i fortë sipas tij, midis vetes dhe Ilirit.
Përgjigjja e tij ka habitur, duke thënë se mendon që balerini është konkurrent më i fortë, për shkak se ai nuk ka mungesë durimi.
Egzona: “Cili mendon që është lojtar më i fortë, je ti a Iliri?”
Donaldi: “Unë mendoj se është Iliri.”
Egzona: “Çfarë e bën Ilirin më të fortë se ti?
Donaldi: “Thjesht unë nuk kam durim, bërtas, kushedi sa budalla kam dalë jashtë. Jam përfshirë më kot si budalla. Nuk jam tip që kam durim”