Dojna Mema zbulon gjininë e bebit me një video të ëmbël: “Që tani e imagjinoj kapitullin e ri të jetës sime”

Prezantuesja Dojna Mema tregoi disa ditë më parë se është në pritje të një fëmije me partnerin e saj, këngëtarin Vlashent Sata.

Së fundmi, me një tjetër video të bukur, Dojna ka zbuluar gjininë e bebit.

Ajo së bashku me Vlashentin plasin tullumbacen e zezë nga ku dalin disa tullumbace më të vogla blu, duke treguar kështu se moderatorja dhe këngëtari do bëhen prindër të një djali.

https://www.instagram.com/reel/CbNU_O8O6be/?utm_source=ig_web_copy_link

“Qe tani e imagjinoj kapitullin e ri te jetes sime ku pasi te kem shkelur çdo Lego neper shtepi dhe te di gjithçka mbi “Minecraft”, ai do me thote : O ma je me e bukura! E ça ti thuash pastaj? Mblidh legot”, shkruan dojna në postimin e saj teksa e shoqëron me një zemër blu.