Mbrëmja që lamë pas në “Big Brother VIP” u shoqërua me debate shumë të forta mes Einxhel dhe Donaldit.
Pas një periudhe “armpushimi”, dje gjithçka shkoi me letra hapur, deri në akuzat reciproke që ata dy kishin sa i përket kohës së shkurtër kur kanë punuar bashkë në emisionin “Binjakët”.
Në lidhje me këtë, diskutimi ka vazhduar mes Einxhel dhe Ilirit gjatë darkës ku ky i fundit, për herë të parë e ka zënë në gojë situatën me ish-partneren e Donaldit, Borën.
Në diskutim e sipër, mes tjerash Iliri është shprehur:
“Gjëja më e rëndë që unë i kam kursyer atij se unë e kisha gati një përgjigje. Gjithsesi unë do ta pickoja shumë fort dhe boll t’i kujtoja një moment që ka jetuar këtu dhe pas dy javësh ka bërë një gjë tjetër dhe unë e dërrmoja”
Einxhel ka vazhduar diskutimin duke thënë se kjo gjë “nuk i është përdorur Donaldit asnjëherë”.