Disney po sjell ndryshime të mëdha. Gjiganti i filmave po risjell filmin “Borëbardha dhe shtatë xhuxhat”, por kësaj here jo me personazhe xhuxhë.
Aktorë të ndryshëm, një prej tyre Peter Dinklage e ka akuzuar kompaninë se po ndjek stereotipet e vjetra e se po i përforcon ato, duke përfshirë në film personazhe me nanizëm.
“Për të shmangur përforcimin e stereotipeve nga filmi origjinal i animuar, ne po ndjekim një qasje të ndryshme me këta shtatë personazhe dhe jemi konsultuar me anëtarët e komunitetit të njerëzve me nanizëm”, tha një zëdhënës për Hollywood Reporter.
Një vajzë latine është zgjedhur për rolin e Borëbardhës dhe e njëjta logjikë duhet ndjekur edhe për të mos stereotipizuar miqtë e saj, 7 xhuxhat.
“Disney” po ndryshon gjithashtu edhe pamjen e Minnie Mouse, duke nxitur pafund debate.
Për herë të parë në jetën e saj gati shekullore, Minnie Mouse do të shtojë një kostum pantallonash në gardërobën e saj. Dhe nuk do të jetë vetëm një palë pantallona të vjetra të përshtatura, por një siluetë ikonike nga stilistja britanike e modës Stella McCartney.