Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Dalin në qarkullim prerjet e reja të kartëmonedhave 500 dhe 2000 lekë. Ja si duken

LokimagazineLokimagazine30 August, 2023
Banka e Shqipërisë ka hedhur në qarkullim ditën e sotme prerjet e reja të kartëmonedhave 500 Lekë dhe 2000 Lekë.

Këto kartëmonedha vijnë me një dizajn të rifreskuar, por ruajnë të njëjtat motive të paraqitura në prerjet ekzistuese përkatëse. Ato pasqyrojnë ndryshime të lidhura me konfigurimin në tërësi të elementeve të shtuara dhe të përmirësuara të dizajnit dhe të sigurisë së kartëmonedhave.

Kartëmonedha 500 Lekëshe ka në pjesën e përparme portretin e Ismail Qemalit, me simbolin e shqiponjës dhe penën me të cilën u firmos akti i pavarësisë. Në pjesën e prapme është e stampuar ndërtesa ku u bë shpallja e pavarësisë, telegrafi me të cilin u përhap lajmi i shpalljes së pavarësisë dhe dhoma ku u mor vendimi.

Kartëmonedha 2000 Lekëshe ka në pjesën e përparme portretin e Mbretit Gent, sundimtari i fundit i shtetit ilir. Në pjesën e prapme ka elemente të arkitekturës së antikitetit ilir, si dhe bima medicinale Gentiana Lutea.

Kartëmonedhat e reja do të përdoren si mjete pagese, së bashku me kartëmonedhat ekzistuese të të gjitha prerjeve, që do të vazhdojnë të qarkullojnë dhe të kenë kurs ligjor si më parë. Në njoftimin zyrtar, Banka e Shqipërisë i inkurajon përdoruesit të jenë të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm në trajtimin e çdo kartëmonedhe që mbajnë në dorë, për të ruajtur jetëgjatësinë, cilësinë dhe integritetin e tyre.

Related Posts

Kim Kardashian gjobitet nga policia e Los Angelesit, u kap në makinë me…

16 November, 2024

Zbulimi i laboratorit të sofistikuar të kokainës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

16 November, 2024

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: “S’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”

15 November, 2024

“E shpifur”- Kiara tregon ushqimet që Luna i urren me këtë video

15 November, 2024
Related Posts

Kim Kardashian gjobitet nga policia e Los Angelesit, u kap në makinë me…

16 November, 2024

Zbulimi i laboratorit të sofistikuar të kokainës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

16 November, 2024

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: “S’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”

15 November, 2024

“E shpifur”- Kiara tregon ushqimet që Luna i urren me këtë video

15 November, 2024
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • About Us
  • Privacy Policy
  • Contact Us
  • Terms and Conditions
  • Disclaimer
Loki Magazine is your ultimate source of celebrity and lifestyle news. Whether you want to know the latest gossip, the hottest trends, or the best tips, we have it all covered.

© 2025 Loki Magazine

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.