Cristiano Ronaldo ka blerë pikturën e Agron Hotit, artistit shqiptar i cili karrierën e tij po e zhvillon në Verona të Italisë.
Dy vite më parë, kur Ronaldo kishte shkuar në Verona me ekipin e Juventusit për një ndeshje të Seria A kishte blerë dhe pikturën që Hoti kishte bërë për të.
Artisti tha për Euronews Albania se nuk kishte mundur ta takonte Ronaldon për shkak të pandemisë. Gazetarja Greta Topjana u përpoq, por Hoti nuk e tregoi shifrën me të cilën ishte paguar për punën e tij.
Tema e pikturës është përmbledhje e 5 kampionateve që ka fituar Cristiano Ronaldo.
“Idhulli im është Ibrahimoviç. Unë jam milanist,” – deklaroi artisti ndërsa sqaroi se po punon një pikturë edhe për të.