BABASTARS (BS) ka qenë një nga grupet më të famshme të Kosovës.
BS përbëhej nga këngëtarët Ghetto Geasy, Agon Amiga, Skivi, Cozman, Majk Dhe Onat etj.
Muzika e tyre identifikohet më shumë është ajo e hip-hop.
Njëri prej anëtarëve të grupit, Majk i ftuar në studion e “Why? Not” në RTV Ora u shpreh se nuk është shkëputur nga Babastars, por thjesht nuk ekziston më si emër.
Nuk jam shkëputur, por thjesht Babastars si emër nuk ekziston. Babastar është histori sepse jemi në 2022 dhe gjithçka ka evoluar dhe nuk është më koha e grupeve. Ne të gjithë kemi raport shumë të ngushtë kolegial dhe shoqëror, jemi bashkë shpesh herë, kur na jepet mundësia. Kur na jepet mundësia jemi bashkë me njëri-tjetrin dhe Babastasr si emër nuk ekziston, jo që jam shkëputur, u shpreh Majk.