Çfare?! “RtvOra” pergenjeshtron fjalet e Einxhel, ben deklaraten e papritur:”Ajo s’ka punuar kurre tek ne…”

Deklarata se marrëdhëniet e punës me të u shkëputën në pandemi nuk qëndrojnë aspak dhe kjo për faktin se Shkira nuk ka qenë në asnjë moment e angazhuar në televizionin RTV Ora.

Ndoshta pa dashur Shkira mund të ketë dashur të përmendë ndonjë televizion tjetër, apo mund të ketë qenë e ftuar në emisione, por aspak në moderim, gazetare, asistente, teknike apo pjesë e stafit të rubrikave të tjera në RTV Ora.

Me keqardhje për këtë deklaratë, por jemi të detyruar të bëjmë këtë sqarim kur Shkira deklaron se nuk është paguar për punën e bërë, pasi nuk ka bërë në fakt në RTV Ora asnjë punë.

Pra me pak fjalë ka ngatërruar kekun me byrekun apo televizionin Ora me një tjetër televizion ku ka punuar.” /RtvOra